Interi do ta shesë Lautaron nëse ka oferta prej 60 milionë euro

Gjiganti italian, Inter do ta shesë Lautaro Martinez nëse ka oferta prej 60 milionë euro.

Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, por ai mund të largohet në fund të sezonit

Sipas ‘ESPN’, ‘Nerazzurrët’ do ta lënë argjentinasin të largohet nëse ka oferta prej 60 milionë për të, transmeton lajmi.net.

Lojtari duket i lumtur te Interi, por ata mund ta shesin për të përfituar para nga ai, pasi janë duke u përballur me probleme financiare të vazhdueshme.

Lautaro ka 45 paraqitje me gjigantin italian ku ka shënuar 23 gola dhe ka tri asistime.