Policia gjen armë, municione dhe substancë narkotike! Arrestohet shkupjani

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht në ora 12:45 policia ka arrestuar një 51-vjeçar nga Shkupi, përcjell TV21. Tek personi me iniciale Z.S. policia ka gjetur armë, municione dhe lëndë narkotiek.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë të markës dhe kalibrit të panjohur, marihuanë, peshore dixhitale, një pistoletë për sinjale zanore dhe sinjale me dritë dhe disa fishekë sinjalizues zanor”, thonë nga MPB.