Chiellini pensionohet nga kombëtarja pas ndeshjes ndaj Argjentinës

Veterani i Juventus, Giorgio Chiellini mund të pensionohet nga kombëtarja e Italisë.

Mbrojtësi i kombëtares së Italisë, Giorgio Chiellini ka konfirmuar se do të pensionohet nga ‘Azzurri’, pas ndeshjes ndaj Argjentinës.

Italia do të përballet me Argjentinën në kuadër të Superkupës, ku përballen fituesja e Euro 2020 dhe fituesja e Kupës së Amerikës.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit për Giorgio Chiellini me fanellën e Italisë, përcjell lajmi.net.

“Jam mirë, do të luaj dhe do t’i them lamtumirë kombëtares, në ‘Wembley’, ku kam kapur pikun e karrierës”, ka thënë Chiellini, transmeton lajmi.net.

“Do të ishte e jashtëzakonshme t’i them lamtumirë fanellës ‘Azzurri’ me një ndeshje feste si ajo me Argjentinën. Për kombëtaren, do të jetë e fundit”, shtoi mes tjerash lojtari i Juventus.

Chiellini luajti me Italinë për herë të parë gjatë vitit 2004, si 20 vjeçar. Ai fitoi medaljen e bronztë në Olimpiadën 2004, për të radhitur më pas suksese të tjera.