MICKOSKI: TË PRANOHEN KËRKESAT E SASHK-UT
Nuk ka asnjë shenjë pozitive se SASHK-u dhe Qeveria mund të merren vesh. Paralajmërimet nga
Sindikata e Arsimit janë se greva do të vazhdojë, por thonë se bisedimet do të vazhdojnë prej të hënës.
Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, i bëri thirrje pushtetit që ti pranojë kushtet e Sindikatës që nxënësit
më në fund të kthehen në bankat shkollore.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
”Apeloj që sa më shpejtë të arrihet marrëveshje dhe që nga dita e martë, të gjithë nxënësit të kthehen aty ku e kanë vendin, në banka shkollore. Qeveria duhet ti pranojë kërkesat e SASHK-ut, e jo ta dëgjojë sindikalistin e tyre të preferuar i cili në të kaluarën u tregua si dëgjues besnik i politikave të Zoran Zaevit e tani edhe të Kovaçevskit dhe nënshkruante disa dokumente të ashtuquajtura marrëveshje.”
Apeloj deri tek Kovaçevski dhe tek të tjerët që të ndalojnë me vjedhjen dhe me harxhimet dhe ti
përmbushin kërkesat e SASHK-ut.
25 000 punonjës të arsimit, janë në grevë të përgjithshme për 12 ditë me radhë. SASHK-u kërkon 18%
rritje të rrogave, kurse nga Qeveria propozuan 10% rritje, propozim që u hodh poshtë nga sindikata. /KlanMacedonia/




