Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka arritur një rekord të ri.
Manchester United pësoi humbje 3:1 ndaj Arsenalit, por në këtë ndeshje Ronaldo arriti një rekord të ri.
Me golin e shënuar sot në ‘Emirates’, ylli portugez ka arritur në kuotën e 100 golave në Premier Ligë me United.
Gjatë periudhës së tij nga viti 2003 deri në vitin 2009 ai kishte shënuar 118 gola në të gjitha garat për ‘Djajtë e Kuq’, duke i përfshirë 84 në Premier Ligë.
Pas rikthimit këtë sezon në njërën nga ligat më prestigjioze të futbollit Premier Ligë, ai ka shënuar gjithsej 16 gola, kështu duke e çuar në 100 numrin e golave në ligën angleze.
Ronaldo është lojtari i katërt i Manchester United i cili arrin të shënoj 100 gola, para tij janë Wayne Rooney me 183 gola Ryan Giggs me 109 gola gjithsej, Paul Scholes 107.
Portugezi në 34 paraqitje këtë sezon me ‘Djajtë e Kuq’ ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar tri asistime.