Rangnick për Ten Hag: Më pëlqen stili i tij i lojës

Ralf Rangnick ka thënë se e pëlqen stilin e lojës së aplikuar nga Erik Ten Hag.

Holandezi u zyrtarizua dje si trajneri i ardhshëm i Manchester United, duke e zëvendësuar pikërisht Rangnickun i cili ka mandat të përkohshëm deri në fund të sezonit.

I pyetur për kolegun e tij, Rangnick foli pa rezerva, duke thënë se trajneri do të ndërtojë një skuadër të re dhe konkurruese.

“Më pëlqen stili i tij i lojës. Jam i sigurt se do t’i mjaftojë faza përgatitore për të ndërtuar një skuadër të re”, u shpreh fillimisht ai.

Rangnick u pyet edhe për situatën me Pogban, teksa u përgjigj se me shumë gjasë sezoni për të ka mbaruar.

“Nuk mendoj se do të jetë i aftë të luajë më këtë sezon”, përfundoi ai.