Max Verstappen për ofertën e Hamilton për ta blerë Chelsean: Mendoja se ishte fans i Arsenalit

Max Verstappen e ka cilësuar si interesante ofertën e Lewis Hamiltonit për ta blerë Chelsean.

Sipas holandezit një veprim i tillë, nga një fans i Arsenalit, është jo pak i çuditshëm.

Tutje, piloti i Red Bullit tha se ai personalisht nuk do të bënte diçka të tillë asnjëherë.

“Mendoja se ishte një fans i Arsenalit? Të jesh fans i Arsenalit dhe të tentosh ta blesh Chelsean është paksa interesante. Unë jam fans i PSV dhe asnjëherë nuk do ta blija Ajaxin”, u shpreh lojtari.

Ditë më parë u raportua për një interesim të Hamilton dhe Serena Williams për blerjen e Chelseas, pasi, siç dihet, presidentit të tanishëm të “bluve” iu janë vënë sanksione nga qeveria britanike, për shkak të lidhjes së tij me Vladimir Putinin.