VMRO-DPMNE-ja ka reaguar në lidhje me, siç thonë ata, paaftësinë e ministrit të financave në Maqedoni, Fatmir Besimi dhe kriminalitetit të qeverisë, në lidhje me huanë e re të Maqedonisë për nevoja buxhetore.
“Për 5 vite VMRO-DOMNE paralajmëron për politika të këqija ekonomike, të ndjekura me krim, korrupsion dhe ndreqje të tenderave. Ne paralajmëro ata vazhdo me tempo të njejtë dhe me rezultate të errëta. Shteti ka 7 miliard euro borxhe dhe tashmë nuk bëjmë borxhe për projekte të reja por për mbijetesë” thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti thonë se zgjedhjet e parakohshme janë shërim dhe se rritja ekonomike e vendit me ta në pushtet është e garantuar.






