Xavi: Fitimi i La ligas është pothuajse i pamundur për ne

Xavi Hernandez është deklaruar i dorëzuar sa i përket garës për titull të kampionit në Spanjë.

Sipas teknikut spanjoll, triumfi në La liga është pothuajse i pamundur për “blaugranat”.

Barcelona aktualisht është në pozitën e dytë në tabelë me 60 pikë, 15 pikë më pak sesa Real Madridi lider.

“Fitimi i ligës është pothuajse i pamundur për ne”, shprehet ai, transmeton lajmi.net.

Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundimin e sezonit 2021/22 të ligës spanjolle, me “Los Blancos” dukshëm favoritë për ta ngritur titullin e 35 kampion.