Ish presidenti amerikam Donald Trump u takua me kreun e NATO-s Stoltenberg ne Bruksel, gjate korrikut 2018. Me kete rast presidenti Trump është ankuar se si Evropa, në vecanti Gjermania e Franca, po furrnizohen me gazin dhe naftën ruse (energenset ruse)
PRESIDENTI TRUMP: Më duhet patjetër të them se është tepër e dhimbshme, kur e sheh se Gjermania në mënyrë masive po nënshkruan kontrata me Rusinë për furrnizim me naftë dhe gaz… Gjermania po i paguan Rusisë miliarda dollarë. Dmth ne t mbrojmë Gjermaninë, mbrojmë Francën…, kurse shumë nga këto shtete dalin haptas dhe nënshkruajënë marrëveshje për furnizim me naftë dhe gaz, me Rusinë, të cilës i paguajnë miliarda dollar. E pra, do te duhej t’i kishim mbrojtur nga Rusia, por ata i paguajnë miliarda Rusisë, prandaj mendoj se një gjë e tillë është shumë e papërshtatshme. Madje ish-kryeministri i Gjermanisë (Gerhard Schroder v.j.) është shefi i kompanisë për furrnizim me gaz. Përfundimisht, Gjermania do të ketë pothuajse 70% nën varësinë dhe kontrollin e gazit rus. Tani më thoni: A është kjo në rregull, a është e përshtatshme?
…Kjo nuk është dashur të lejohet. Gjermaninën tërësisht e kontrollon Rusia. Për shkak se 60-70% energji dhe gaz, merr nga Rusia, gjegjësisht gazpërçuesi.
Më thoni tash ju nëse ky veprim është i përshtatshëm? Mendoj se s’është aspak. Përkudrazi, mendoj se është shumë gjë e keqe për NATO-n, dhe se një gjë e tillë s’është dashur të lejohet.
GJERMANIA, ËSHTË SHNDËRRUAR NË “ROB TË RUSISË”
Nëse do të shikoni, Gjermania është shndërruar në “rob të Rusisë”… Mendoj se këtyre veprimeve, NATO në të ardhmen duhet t’i kushtojë vëmendje të vecantë. Kjo sjellje është shumë e papërshtatshme. Nuk e di se cfarë mund të bëni tani lidhur me këtë, por vërtetë që nuk ka kuptim që Rusisë t’i kenë paguar miliarda dollarë, ndërkohë që ne ë mbrojmë nga Rusia!
STOLTENBEGR: Gjithnjë kemi mundur të bashkohemi rreth motivit tonë për ta mbrojtur njëri-tjetrin dhe të kuptojmë se bashkë jemi shumë më të fortë se sa ndaras. Mendoj se dy Luftërat Botërorë dhe Lufta e Ftohtë, na mësuan se bashkë jemi shumë më të fortë se ndaras.
TRUMP: Po, ama si mund të jemi bashkë, kur një shtet merr energji (gaz, naftë), nga shteti i cili dëshironi të mbroheni…
STOLTENBERG: …kur jemi të bashkuar, dhe kur merremi me Rusinë, atëherë jëmi shumë më të fortë…
TRUMP: Jo, jo… ju nuk po merreni me Rusinë, por vetëm po e pasuroni, po e bëni më të pasur Rusinë.
STOLTENBERG: Mendoj se tregtia është e mirë. Mendoj se kjo është temë tjetër…
TRUMP: Mendoj se tregtia me energji (gaz e naftë) është temë krejtësisht tjetër, nga tregtia normale. Keni një shembull të mirë si Polonia e cila nuk e ka pranuar gazin rus. Shikoni edhe disa shtete tjera, të cilat nuk duan ta marrin gazin rus, sepse nuk duan të bëhen robër të Rusisë.
(E huazuar dhe e përshtatur në shqip nga Gazeta Lajm”




