Britania e Madhe i ka quajtur lajme të rreme raportimet në mediat serbe se një avioni ushtarak britanik i cili ateroi para disa ditësh në Aerportin e Prishtinës bartte armatim.
Përgjigjja ka ardhur pas interesimit të Klankosova.tv lidhur me reagimet e drejtuesve shtetëror të Serbisë, përfshirë edhe presidentin Aleksandar Vucciq, lidhur me ngarkesën e Royal Air Force A400M Atlas. Në këtë pyetje nuk u dha përgjigjje, por i gjithë diskutimi u cilësua si i bazuar në lajme të rreme.
Kësisoj, ambasada në Prishtinë i përcolli Klanit, një deklaratë të ambasadës britanike në Beograd.
“Pretendime tërësisht të pabazuara për eksportin e armëve nga Britania e Madhe në Kosovë u shfaqen në disa media në Beograd. S’ka asgjë të vërtetë në këto pretendime. Ne me mirësjellje iu bëjmë thirrje të gjitha mediave që t’i verifikojnë faktet dhe të parandalojnë shpërndarjen e informatave të gabuara dhe lajmeve të rreme”, thuhet në deklaratën e përcjellur te Klankosova.tv nga ambasada britanike në Prishtinë. .
Kjo, e fundit poashtu ka kërkuar që për këtë çështje të merret parasysh njoftimi zyrtar i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, i cili e kishte bërë të ditur lajmin
“KFOR-i tashmë ka lëshuar një deklaratë duke shpjeguar se qëllimi i fluturimit ishte një operacion ndihmës në vend për forcat ushtarake britanike që shërbejnë në KFOR”, thanë nga ambasada britanuike në Prishtinë. .
Zyra për informim e KFOR-it nuk ka kthyer përgjigjje në pyetjet e Klankosova.tv, por bashkëngjitur e gjeni njoftimin për aterrimin e aeroplanit.




