Kryetari i Çairit, Visar Ganiu mirëpriti në takim Janina Dardhishtën, kampione shtetërore në karate

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot mirëpriti në zyrën e tij kampionen shtetërore në karate në kategorinë kadet kumite për femra +54kg, Janina Dardhishtën.

 

Në shoqërim me Janinën ishte edhe trajnuesi i saj Muarrem Imeri nga klubi i karatesë Forca.

Bashkëbiseduesit folën për mbështetjen që komuna ua ofron sportistëve vazhdimisht.

Ndryshe, Janina Dardhishta do të jetë përfaqësuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian të karatesë qe do të mbahet në Republikën e Çekisë në qershor të këtij viti.