Petkoviq: Nëse duam paqe dhe stabilitet, duhet të kemi Asociacion

Marrëveshja e Brukselit është një gur historik në mbrojtjen e interesave kombëtare serbe në Kosovë, tha drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë,Petar Petkoviq.

Ai thotë se Beogradi “nuk duhet të heqë dorë nga insistimi në pikën kyçe të dokumentit për themelimin të Asociacionit të komunave Serbe” dhe se “zbatimi i marrëveshjes është kusht për normalizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Petkoviq tha se kanë kaluar 3287 ditë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe se siç tha ai “Prishtina ende refuzon ta zbatojë atë dhe ta themelojë Asociacionin e cila është “zemra e dialogut” dhe për shkak të së cilës, tha ai, Beogradi ka hyrë në procesin e normalizimit.

“Në këtë moment të vështirë, kur Evropa dhe e gjithë bota po përballen me krizën ukrainase, tregohet se sa e rëndësishme është formimi sa më i shpejtë i Asociacionit që siguron të drejta kolektive për popullin serb në Kosovë. Nëse duam paqe dhe stabilitet, duhet të kemi Asociacion”, ka thënë Petkoviq në përvjetorin e nënshkrimit të atij dokumenti, raporton RTV, transmeton Klankosova.tv.