Forumi i Kinës i Kolegjit të Harvardit ka mbledhur disa nga udhëheqësit më të shquar të mendimit në botë për të diskutuar sfidat, prirjet dhe çështjet që lidhen me Kinën dhe marëdhëniet me SHBA-në.
Në ceremoninë e hapjes se forumit ambasadori kinez Qin Gang theksoi se :
“Ne duhet të përdorim fuqinë e së vërtetës për të zhbërë të ashtuquajturin ‘gjykim të pranuar gjerësisht’ të krijuar nga stereotipat dhe për të hequr të ashtuquajturën ‘korrektesë politike’ që duket se është e vështirë të shpërbëhet, si edhe për të përmirësuar gjendjen e rëndë dhe të tensionuar që shkon kundër interesit të vërtetë të popujve të të dy vendeve,”tha Qin.
Ai shprehu shpresën që çdo pjesëmarrës në Forumin e Kinës të Kolegjit të Harvardit mund të jetë një “thyerës i akullit” të marrëdhënieve të tanishme kino-amerikane.
Komentet e ambasadorit kinez gjetën jehonë edhe nga disa folës amerikanë në hapjen e forumit, duke përfshirë ekonomistin e Harvardit, Larry Summers, i cili ka qenë sekretar i Thesarit i ShBA-së dhe rektor i Universitetit të Harvardit.
Summers tha se Kina dhe ShBA-ja janë vende të mëdha që kanë krijuar rritje të mrekullueshme për njerëzimin gjatë 100 vjetëve të fundit, por ato kanë gjithashtu fuqinë e teknologjinë për të përmirësuar botën.
“Ne jemi vëllezër në familjen njerëzore. Ndarja e një planeti të përbashkët do të përcaktojë sigurinë tonë. Ne po përballemi me kërcënime të përbashkëta. Ne kemi një interes të përbashkët në rendin dhe sigurinë bazë që u mundëson popujve tanë të përparojnë e të lulëzojnë,”vuri ne dukje Summers.