Derby Country nuk ka arritur të mbijetojë në Championship.
Trajneri Wayne Rooney, përkundër një pune të jashtëzakonshme me skuadrën e tij, nuk arriti t’i bënte ballë dënimit dhe të shpëtonte në Championship.
Dënimi me minus pikë në fillim të sezoni për Derby, e bëri të pamundur qëndrimin e tyre në Championship.
Humbja 1:0 ndaj QPR dhe barazimi 4:4 i Reading me Swansea kanë bërë që QPR të eliminohet edhe matematikisht.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Rooney për të ardhmen e tij, pas këtij rezultati.




