Arrestohet një 22 vjeçar nga Shkupi

Policia pasditen e sotme në fshatin Idrizovë ka arrestuar një 22 vjeçar nga Shkupi i cili është kërkuar me fletëarrest qendror për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjet.

“Më 18 prill në orën 15 në fshatin Idrizovë të Shkupit, nëpunës policor nga Departamenti për punë kriminalistike Gazi Babë, kanë privuar nga liria personin M.M (22) nga Shkupi. Ai është kërkuar me fletëarrest qendror nga Gjykata Themelore –Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjet për vepër të kryer penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”.

Personi do të dërgohet në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese për vuajtjen e dënimit me burg.