Interi arrin fitore të rëndësishme ndaj Spezia

Interi ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme, në kuadër të xhiros së 33 në Seria A, ndaj Spezia.

Interi mposhti me rezultat 3:1 ekipin e Spezia, fitore kjo shumë e rëndësishme për ‘Nerrazzurët’.

Ekipi i Simone Inzaghit, arkëtoi pikët e plota dhe vazhdon luftën për titull të Seria A.

Interi e dominoi ndeshjen në të gjitha aspektet.

Ishte minuta e 3` e ndeshjes, kur Marcelo Brozovic shënoi për ‘Nerrazzurët’, duke e dërguar kështu ekipin e tij në epërsi.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pjesa dytë ishte më e mirë, përsëri për ekipin mysafirë.

Interi po kërkonin golin e qetësisë, përkundër rasteve gjatë fillimit të pjesës së parë, nuk po e gjenin golin.

Ishte Lautaro Martinez i cili në minutën e 73`, shënoi një gol të bukur, pas një asistimi fenomenal të Ivan Perisic.

Në minutën e 88` Major shënoi për Spezia, për të ngushtuar epërsinë në 2:1.

Po zhvillohej minuta e 94` kur Alexis Sanchez shënoi, për rezultatin final 3:1.

Pas kësaj fitore Interi ngjiten në vendin e parë me 69 pikë, një më shumë se Milani, por të dy ekipet kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.