Seanca gjyqësore për rastin “Titanik”, shtyhet për më 9 maj

Nga Gjykata Penale Shkup njoftojnë se Seanca gjyqësore për rastin “Titanik 1” që ishte caktuar për sot në ora 12 , shtyhet për më 9 maj në ora 10:00.

“Seanca shtyhet me kërkesë të prokurorit publik kompetent dhe njërit nga avokatët në procedurë, për shkak të disa obligimeve zyrtare, dhe për këtë palët janë njoftuar me kohë për terminët e reja”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Gjykata Penale-Shkup.