Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në përvjetorin e vdekjes ka përkujtuar vëllain e tij Enverin.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale duke mallkuar dorasit, ka thënë se vrasja e Enver Haradinaj ishte bërë pas shpine.
“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Enver Haradinaj më 15 prill 2005 u vra me armë zjarri në një pritë derisa po udhëtonte nga shtëpia e prindërve të tij në Gllogjan për në qytetin e Pejës./21Media




