Max Verstappen duket i dorëzuar për çështjen e titullit në Formula 1, pas një performance jo të mirë në Melburne të Australisë.
Piloti i Red Bull tashmë e gjen veten të gjashtin në kampionat, me 46 pikë më pak sesa Charles Leclerc që është arratisur në pozitën e parë.
Ndonëse ishte fitues i garës së zhvilluar në Arabinë Saudite, holandezi vuajti në Australi ku përfundoi shumë poshtë podiumit.
“Për momentin nuk asnjë arsye për të besuar në titull”, shprehet shkurtazi ai, shkruan Sky Sport, transmeton lajmi.net.
Defektet e Red Bull që e lanë Verstappenin në rrugë i komentoi edhe shefi i saj, ku tha se pos çështjes së karburantit, ishte edhe një tjetër problem tjetër.
Për Verstappen, këto defekte janë të papranueshme nëse synohet të luftohet për titull.
Rikujtojmë se në garën e Melburne, vetura e Verstappen përfundoi në tym, duke ia pamundësuar pilotit ta përfundojë garën ashtu siç donte ai.




