Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, tha se kundërshtari i mbrëmshëm i skuadrës së tij, Manchester City luajti futboll defanziv.
Ndeshja e mbrëmshme, e luajtur në Wanda Metropolitano, përfundoi me rezultat 0-0, duke i dërguar “Qytetarët” në gjysmëfinale, pas fitores së këtyre të fundit në ndeshjen e parë, 1-0.
I pyetur në lidhje me këtë situatë, i pari i “Los Colchoneros” u deklarua duke thënë se mysafirët luajtën futboll shumë defanziv.
“Manchester City vendosi një mur para portës së tyre. Të gjithë e kanë parë. Ishte një skuadër tërësisht mbrojtëse mbrëmë”, u deklarua ai për Radio Marca, transmeton lajmi.net.
Ndeshja e mbrëmshme u shoqërua edhe me tensione në mes të skuadrave, të cilat filluan në fund të ndeshjes dhe vazhduan edhe në tunel. Ishtë Stefan Savic ai që tentoi ta sulmonte fizikisht Jack Grealish e për rrjedhojë çoi në ndërhyrjen e policisë.




