Stones: E dimë se ata ndonjëherë i bëjnë gjërat kështu, por s’është mirë t’i komentojmë

Qendërmbrojtësi i Manchester City, John Stones ka dhënë komentet e tij pas kualifikimit në gjysmëfinale.

Mbrojtësi anglez ishte në mesin e heronjve, kur në minutat e fundit të ndeshjes bllokoi një gjuajtje të Cunha.

Për tensionet e larta në fund të ndeshjes, Stones tha se ka parë sekuenca të tilla edhe më parë, por nuk dha shumë komente.

“Ne e dimë se ata ndonjëherë tentojnë t’i bëjnë gjërat ashtu, por s’dua të flas për këtë”, ka thënë Stones, transmeton lajmi.net.

“Në dy ndeshje luajtëm shkëlqyer, jam krenar për djemtë sot, se si mbajtëm kontrollin, temperamentin”, shtoi ai.

Stones ishte startues në të dyja ndeshjet ndaj Atletico Madrid, në fazën çerekfinale.