Këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku, së fundmi ka qenë ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.
E gjithë kjo shkak i një audio incizimi ku dëgjohet zëri i saj se si në mënyrë të tensionuar i drejtohet ni personi të cilit i kërkon lokacionin.
Pas publikimit të audio incizimit nuk kishte munguar as reagimi i vetë Morenës e cila bënte shaka me ‘lokacionin’.
E tani këngëtarja e ka publikuar një foto nëpërmjet të cilës ka lënë të kuptohet se pavarësisht gjithë asaja jo po e shijon jetën dhe po argëtohet.
Pranë fotos ku tregon format trupore Morena ka thënë se preferon që gjithçka që bën ta bëjë në mënyrë të dyfishtë.