Kërkesa për farëra të teknologjisë së lartë, domosdoshmëri në sfidën e rritjes së prodhimit bujqësor

Farërat bujqësore kanë një rëndësi të veçantë në lidhje me intensifikim e prodhimit dhe ata gjithnjë e më shumë  po marrin vëmendje të shtuar. Instituet kërkimore shkencore në Kinë e kanë intensifikuar ndjeshëm këtë  drejtim vitet e fundit.  Hainan-i është një bazë e rëndësishme në  për rritjen e farërave bujqësore. Në zonën e posaçme të farërave aty janë përfshirë afro 70 % e varieteteve të reja të farërave të Kinës. Laboratori i farërave që vizitoi  Presdienti kinez Xi Jinping-u në fundjavë, për të dëshmuar edhe më shumë vëmendjen e  shtetit  në këtë sector,  u krijua në maj 2021 dhe ka në fokus risitë dhe kërkimet lidhur me farërat, duke pasur arritje të reja në teknologjitë thelbësore, duke garantuar sigurinë e farërave  si dhe duke mbështetur zhvillimin inovativ dhe cilësor të sektorit kinez të farërave.

Provinca Hainan zotëron dy të tretat e territorit detar të Kinës dhe ka kushte të mira natyrore për hulumtimin dhe eksplorimin detar. Qeveria kineze I  kushton një rëndësi të madhe kthimit të Kinës në një fuqi detare dhe po punohet që të  nxiten shkencat oqeanike  që Hainan-i të shndërrohet në një provincë të fuqishme detare.
Instituti i Oqeanografisë  ka formuar sistemin më të madh në botë të vëzhgimit të integruar detar rajonal “Hapësirë – qiell – tokë – det”, që quhet Rrjeti i Vëzhgimit Stereoskopik të Detit të Kinës Jugore, dhe ka drejtuar ndërtimin e Qendrës së të Dhënave të Mëdha Oqeanike të Detit të Kinës Jugore, duke luajtur rol të rëndësishëm në sigurinë detare, eksplorimin e burimeve detare, parandalimin e fatkeqësive dhe ekonominë oqeanike.