Yll Limani është njëri nga këngëtarët më të dashur të publikut.
Projektet e tij muzikore që shndërrohen në hite, e bëjnë atë tejet të suksesshëm, shkruan lajmi.net.
Së fundi ai kishte paralajmëruar një projekt të ri, për të cilën u tregua tejet i entuziazmuar.
“9” titullohet kënga të cilën e ka vizualizuar me videoklip.
Edhe ky projekt është pikërisht një këngë dedikuar dashurisë.
Për tekstin është përkujdesur vetë këngëtari, ndërsa për muzikën Ylli dhe Fatjon Miftari.
Menjëherë pas publikimit ky projekt u pëlqye nga fansat duke marrë komente të shumta pozitive./Lajmi.net/




