Reperi, Gjiko është mjaft i komentuar këto kohë, pasi ai po përballet me një situatë jo të mirë.
Ndaj reperit është ngritur një padi për dhunim nga një vajzë e SOS Fshatit, me pretendimin se ai do ta bëjë atë të famshme.
Ndërsa dje mediat kanë raportuar se organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se Gjiko, është i përfshirë në rastin e dhunimit të vajzës së mitur.
Për këtë ka reaguar vet reperi përmes disa “InstaStory” ku ai ka mohuar se ekziston një video e tillë dhe thotë se nuk ka dhunuar asnjëherë askënd, e madje ka paralajmëruar padi për mediat.
Gjithashtu reperi ka paralajmëruar disa padi të tjera ndaj mediave, që sipas të cilit, po shpifin për të dëmtuar imazhin e tij.
Kujtojmë se Gjiko është i martuar me moderatoren Elita Rudi dhe së bashku janë prindër të dy fëmijëve, Bota dhe Zëri.