Gazetari i afërt me skuadrën e Arsenalit, Charles Watts, ka thënë se Arsenali ishte në dijeni për lëndimin e Kieran Tierney para se ky i fundit të thirret për ndeshjet e kombëtareve.
Sipas Watts, kur skocezi u kthye nga grumbullimi, problemi me këmbën e tij të majtë kishte filluar të bëhej serioz.
“Me sa e di unë, Arsenali e dinte që Tierney kishte një problem me këmbën e tij, para se ky i fundit të thirrej nga Skocia. Kur ai u kthye, ky lëndim filloi të ishte më serioz për të. Arsenali nuk e fajëson Skocinë. Është diçka për të cilën ata ishin të vetëdijshëm dhe vendosën ta kryenin operimin pas ndeshjeve të kombëtareve”, u shpreh ai, shkruan lajmi.net.
Tierneyt iu paraqitën probleme serioze me këmbën e majtë në ndeshjen ndaj Crystal Palace kur u zëvendësua në pjesën e parë.




