Arsenali s’ka më interes për Calvert Lewin

Arsenalit i ka humbur interesimi për sulmuesin e Evertonit, Dominic Calvert Lewin.

“Topçinjtë” janë duke çaluar jo pak në qendër të sulmit, me Alexandre Lacazette që, përkundër punës së vyer gjatë ndeshjes, nuk po arrin të shënojë rregullisht.

Objektiv i vjetër i 13-herë kampionëve anglezë ishte pikërisht Lewin, por forma e tij e dobët këtë sezon me Evertonin ka bërë që “The Gunners” të zmbrapsen, shkruan lajmi.net.

Gjatë këtij sezoni me “të kaltrit” nga Liverpooli sulmuesi ka shënuar vetëm tri gola në 12 paraqitje.

“Pista” të tjera të Arsenalit për forcimin e sulmit janë Victor Osimhen i Napolit dhe Marcus Rashford i Manchester United.