Adrola Dushi është njëra ndër modelet më joshëse shqiptare.
Por kohëve të fundit ajo është fokusuar tek jeta e saj personale duke lënë pak anash angazhimet si modele, shkruan lajmi.net.
Ajo tashmë jeton bashkë djalin e saj, Troin.

Së fundi modelja ka ndarë disa imazhe bashkë me të me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.
Modelja ndodhet në New York ku ka bërë një set fotografik me të birin. Në fotot e publikuara Troi duket si një kopje e saj.

Të veshur të dy me kostume të zi serioze dhe këmishë të bardhë, nënë e bir pozojnë të ulur në një karrige. Të shumta kanë qenë komentet pozitive që kanë vërshuar në sektorin e komenteve.
“Zoti e dinte se kisha nevojë për ty!”, ka shkruar Adrola krah fotove.

Adrola u bë nënë për herë të parë nga lidhja e saj me Adis Patushin ku pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin ndonëse ai jeton me Adrolën.

Adrola ka zgjedhur të mos zbulojë gjë për jetën romantike ndonëse në media është përfolur shpesh.






