Kamberi: Na duhen edhe 300 vota, ka ende mundësi që shqiptarët të marrin një mandat në Kuvendin e Serbisë

Ende ka mundësi që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë një përfaqësues në Parlamentin e Serbisë për katër vjetët e ardhshme.

Ai ka dhënë edhe arsyet të cilat sipas tij, mund të lënë shqiptarët pa përfaqësues në kuvendin serb.

“Në masë pasivizimi po e jep rezultatin e vetë gradualisht por tash u pa shumë më seriozisht. Çështja tjetër është migrimi i madh i cili vjen si pasojë e diskriminimit shtetëror të Serbisë dhe e treta si definitive jo vetëm te ne por edhe te listat e pakicave tjera, është dalja e madhe në nivel të Serbisë që e ngrit pragun natyror për listat e pakicave. Ne jemi në garë për një mandat, boshnjakët e Sanxhakut kanë humbur dy mandate, hungarezët kanë humbur katër mandate”, shpjegoi Kamberi.

“Në Luginë të Preshevës mund të vërehet edhe një indiferencë e elektoratit i cili zakonisht është mësuar që në zgjedhjet parlamentare të votojnë krahas zgjedhjeve lokale, kësaj radhe s’ka pasur zgjedhje lokale dhe mobilizimi ka qenë më i vështirë”, theksoi ai.