Kosovë-Shqipëri Ambasadorja e Izraelit në Kosovë ia dorëzon letren kredenciale presidentes Vjosa Osmani

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë ia dorëzon letren kredenciale presidentes Vjosa Osmani

Tammy Ziv, është emëruar Ambasadore e Izraelit në Kosovë.

Ziv, ka bërë ditur në Twitter, që sot ia ka dorëzuar letrën kredenciale presidentes Vjosa Osmani.

“Sot në mëngjes ia dorëzova letrën time kredenciale Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Jam jashtëzakonisht e nderuar që jam bërë ambasadorja e parë e Israelit në Kosovë”, ka shkruar Ziv.

Ndryshe, me 14 mars 2021 Kosova zyrtarisht ka njoftuar për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem u parapa në Marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Në dokumentin e nënshkruar nga Kosova, është paraparë njohja e ndërsjellë me Izraelin, ndërkaq, në rastin e Serbisë, është paraparë zhvendosja e Ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që ende nuk ka ndodhur./Telegrafi/