Mbrëmë, para mesnate në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar është arrestuar 54-vjeçari me iniciale M.Ll. nga Gostivari, transmeton TV21.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, arrestimi ka ardhur pasi te i njëjti është gjetur kokainë.
Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.