Këngëtarja me famë botërore inspirohet nga Era Istrefi

Era Istrefi pas dy vitesh pauzë në muzikë është rikthyer me një projekt të ri.

“Bebe”, titullohet kënga më e re që e ka rikthyer Erën në tregun muzikor.

E këngëtarja është kujdesur që në videoklipin e këngës të duket sa më mirë.

Madje si duket, veshja e saj ka inspiruar edhe të tjerë.

Këngëtarja me famë botërore, Camila Cabello, është gati për të lansuar projektin e ri.

Këtë e ka zbuluar vet ajo përmes një video në “Instagram”.

Një detaj që mori vëmendje ishte paraqitja e saj e ngjashme me të Era Istrefit.

Ngjyra dhe dizajni i veshjes është identike.

Duket se kjo veshje do të jetë në trend dhe do ta shohim në klipe e performanca të fytyrave publike.