Sulmuesi i Roma, Tammy Abraham, nuk e mohon që një ditë mund të rikthehet në Premier Ligë.
Abraham po shijon një sezon fenomenal te Roma, pasi u largua nga Chelsea drejt Italisë, por ai mund të rikthehet në Premier Ligë.
Reprezentuesi anglez është i lidhur me një rikthim të mundshëm në njërën nga ligat më prestigjioze të futbollit, Premier Ligë, pasi Chelsea dhe Arsenal janë pas tij.
Ai në një intervistë iu dha shpresë ekipeve angleze, pasi tha se një ditë ndoshta do të rikthehet.
“Sigurisht që jam rritur në Angli, jam një djalosh londinez. Kështu që ndoshta një ditë do të kthehem në Premier Ligë për të bërë zhurmë atje”, tha Abraham, përcjell lajmi.net.
Lojtari ka kontratë me Romën deri në vitin 2026. Në 30 paraqitje me ekipin italian ai ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar tre asistime.




