Katër persona rrahin një tjetër në Prishtinë, e godasin edhe me thikë

Katër persona kanë sulmuar fizikisht një tjetër në Prishtinë, duke e goditur me thikë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, dhe më pas është liruar nga spitali.

Policia rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.