PSG duan Antony – shfrytëzojnë mosinteresimin e Barcelonës

Barcelona ka hequr dorë nga Antony i Ajax, por një skuadër e re është futur në garë për shërbimet e brazilianit.

Anësori i talentuar, Antony është në mesin e lojtarëve të Ajax që po marrin vëmendje të madhe para merkatos së verës.

Sipas raportimeve të ‘Le 10 Sport’, PSG janë të vendosur që të fitojnë garën për shërbimet e yllit të Ajax, transmeton lajmi.net.

Manchester United dhe Bayern Munich janë po ashtu duke ndjekur nga afër 22 vjeçarin brazilian.

Antony ka kontratë valide me Ajaxin deri në vitin 2025. Duhet punë për ta larguar atë nga ‘Johan Cruyff ArenA’.

PSG kanë bërë tashmë kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit, por nuk kanë ofertë zyrtare.