Konfirmohet: Formula 1 edhe në Las Vegas nga viti 2023

Formula 1 po vazhdon zgjerimin, tashmë me një pistë të re që i shtohet kalendarit të vitit 2023.

Faqja zyrtare e Formula 1 ka njoftuar për një marrëveshje të re, që lidhet me sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

Qyteti i Las Vegas do të jetë nikoqir i një gare në vitin 2023, garë e mbrëmjes.

Grand Prix i Las Vegas do të zë vend të shtunën e nëntorit të ardhshëm dhe do të jetë një nga tri garat në ShBA.

Miami dhe Austin janë dy garat tjera. Las Vegas organizoi garë në vitin 1981 dhe 1982, por kjo është hera e parë që bolidët do të garojnë në pistën që sillet rreth hoteleve dhe kazinove të njohura.