Heqja e certifikatave dhe moti me diell ka bërë që të vërshohen kafenetë në qytetin e Shkupit. Pjesa më madhe e qytetarëve i gëzohen lirimit të masave.
“Do të kisha thënë përsonalisht se i gëzohem heqjes së masave por me një rezervë duke iu mbështetur organeve shëndetësore kompetente. A jeni të vaksinuar? Po jam vaksinuar me dy doza edhe pse nuk jam goditur nga Kovidi.
“Sinqerisht nuk e dija se janë hequr cerifikatat për kafenetë. Tash po dëgjoj për herë të parë. Por unë jam i vaksinuar me dy doza.
“Do të jemi më të lire, normalisht jemi gëzuar”.
Edhe nxënësit e shkollave fillore orët mësimore po i ndjekin pa maska në fytyrë.
“Më i lumtur jam pa maskë, se me maskë ishte më vështirë”.
“Sot kam ardhur pa masë. Si ndjehesh? Më mirë pa maskë”.
“Pa maska më mirë”.
“Shumë e lumtur jam. Pse? Sepse janë hequr maskat dhe ndjehem shumë e lumtur”.
Drejtori i shkolles Bajram Shabani thotë se mësuesit dhe stafi tjetër i shkollës do të vazhdojnë të mbajnë maska.
Mensur Jakupi – drejtor
“Disa gjëra tjera qëndrojnë në fuqi. Sikur që është mbajtja e maskave te mësimdhënësit. I gjithë kolektivi qoftë arsimtarët apo punonjësit teknik duhet të mbajnë maskë. Do të vazhdoj më tej dezinfektimi i nxënësve si dhe mos grupimi i nxënësve. Disa nga protokollet kanë ngelur në fuqi. Më e madhja është heqja e maskave”.
Ndërsa për të vizituar ambientet e mbyllura, mbetet detyrimi për certifikatën e vaksinimit apo atë që e keni kaluar kovidin. Lehtësimi tjetër i kufizimeve i referohet faktit se rritet kapaciteti maksimal i hapësirës së hapur dhe të mbyllur është rritur deri nga 50%, deri në 75%, me mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse për ngjarjet kulturore. Bëhet fjalë për ngjarje në teatro, kinema, filarmoni, si dhe ngjarje të tilla si seminare, trajnime, takime, konferenca e të ngjashme./KlanMacedonia/






