Bruno dhe Floriana zbulojnë ‘prapaskenat’ e lidhjes së tyre pasi dolën çift nga “Për’puthen”

Bruno dhe Floriana, janë dy ish konkurrentët e “Për’puthen 3” që u larguan nga programi të shtunën si çift.

Të ftuar tek “Shqipëria Live” ata kanë folur rreth lidhjes së tyre brenda dhe jashtë programit.

Ata thanë se kanë zbuluar dimensione të reja të njëri-tjetrit jashtë kamerave, ndonëse janë thjesht në fillim të lidhjes së tyre.

“Është ndryshe. Më i mirë por pak acarues”, tha Floriana, kurse Bruno tha se: Është pak eksplozive. Edhe përpara se të vinin këtu shpërtheu e mori vesh gjithë Top-i.

Ata deklaruan se nuk jetojnë bashkë por kohën më të madhe e kalojnë me njëri-tjetrin.

“Nuk jetojmë bashkë dhe as nuk rrimë 24 orë me njëri-tjetrin por kohën më të mirë e kalojmë bashkë. Bruno është shumë xheloz. Ndonjëherë këto shkaktojnë edhe probleme por momentale janë.”, tregoi Floriana lidhur me raportin e tyre pas daljes nga “Për’puthen”.

Ajo po ashtu tha se pas takimit të parë me Brunon i ka kërkuar produksionit të largohet.

“Thoja pse kam dal keq në takim kur nuk jam ashtu. Produksioni më tha se do ambientohem dhe kanë bërë gjënë më të mirë.”, tha ajo në “Shqipëria Live”.

Çifti i parë që u largua nga “Për’puthen” këtë sezon, Alvisa dhe Bashkimi, u ndanë disa javë pasi u larguan.

Të pyetur nëse edhe ata e kanë një frikë të tillë, Floriana tha: Nuk e kam menduar diçka të tillë. Sa ta ketë shkruar Zoti. Nëse gjërat shkojnë mirë do zgjasë gjithë jetën”.

Lidhur me planet e të ardhmes çifti tha se të dy janë pro bashkëjetesës dhe jo martesës e gjërave tradicionale, megjithatë ata shtuan se është shumë herët që të nisin një hap të tillë.

Bruno dhe Floriana  janë çifti i dytë i këtij edicionit të emisionit të dashurisë.