Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar 23 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Osmani tha se NATO kishte ndërhyrë për ta ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër populli të Kosovës.
Ajo theksoi se u janë mirënjohës aleatëve të cilët mbështeten Kosovën në rrugën drejtë lirisë dhe demokracisë.
E para e shtetit shtoi se tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi.
“23 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës. Ne u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë për mbështetjen e rrugës sonë drejt lirisë dhe demokracisë. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi”.