Ziadin Sela për Madeleine Albright: Shqiptarët u ndanë nga një mike e madhe

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shprehur ngushëllime për vdekjen e sekretares së parë të ShBA-ve, Madeleine Albright, transmeton TV21.

Thotë se shqiptarët me vdekjen e Albright u ndanë nga një mike e madhe.

“Sot u shua edhe një ikonë e lirisë dhe paqes në botë. Amerikanët u ndanë nga një figurë emblematike, shqiptarët nga një mike e madhe, ndërsa bota humbi luftëtaren e barazisë dhe simbolin e demokracisë. Madeleine Albright do të mbetet gjithmonë në zemrat dhe kujtimet e shqiptarëve dhe botës së civilizuar!”, shkroi Sela në Facebook.

Madeleine Albright ndërroi jetë sot në moshën 84-vjeçare.