Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar sekretaren e parë të ShBA-ve që ndërroi jetë sot, Madeleine Albright, transmeton TV21.
Duke ndarë fotografi nga takimi me të, thotë se këto takime i kanë lënë Ahmetit mbresa të veçanta me çka e kanë bërë të ndjejnë të njëjtën si pjesë të historisë moderne të kombit shqiptar.
“Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të ish sekretares të Shtetit të SHBA-ve, një nga personalitetet më të shquara të politikës dhe diplomacisë botërore, znj. Madeleine Albright.
I paharrueshëm ndër ne do të mbetet kontributi i saj për pavarësinë e Kosovës, personaliteti paqedashës dhe përkrahja e madhe që çdoherë i ka dhënë vendit tonë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në strukturat euro-atlantike.




