Rafael Nadal pritet të mungojë deri në gjashtë javë – lëndim në brinjë

Rafael Nadal do të jetë larg fushave të tenisit rreth katër deri në gjashtë javë.

Tenisti spanjoll ka pësuar një lëndim në brinjë gjatë së shtunës, në gjysmëfinale të ‘Indian Wells’, kundër Carlos Alcaraz.

Nadal kalonte në finale, por u mposht në duelin kundër Taylor Fritz, kur e gjeti veten duke pasur probleme me frymëmarrje.

21 herë fituesi i ‘Grand Slam’ mund të mungojë në të dy turnetë e muajit të ardhshëm, në Barcelonë e Monte Carlo.

Synimi i tij është të kthehet për garën e ‘French Open’, që luhet pas dy muajsh, në Paris.