Ylli argjentinas, Paulo Dybala edhe përfundimisht ka vendosur që të largohet nga skuadra e Juventus gjatë merkatos së verës.
Gjatë ditës së djeshme, Dybala ka refuzuar të vë firmën e tij në kontratën e re me ‘Zonjën e Vjetër’, dhe duket se në këtë pikë nuk ka më kthim prapa.
Drejtori i Juves bëri të ditur se nuk do të ketë më oferta, derisa tani skuadrat kanë nisur të negociojnë me agjentin e lojtarit, përcjell lajmi.net.
Mediat italiane insistojnë se Atletico Madrid dhe Inter janë skuadrat favorite për nënshkrimin e sulmuesit, por në garë ka edhe një skuadër nga Premier League.
Arsenal thuhet se kanë hapur negociatat preliminare me lojtarin, për një lëvizje të mundshme.
Edhe Manchester United e Tottenham Hotspur pritet të bashkohen në këtë garë.




