Portugalia do të jetë pa dy qendërmbrojtësit kryesorë në ndeshjen e barazhit për Kampionatin Botëror kundër Turqisë që zhvillohet më 24 mars në Estadio do Dragao.
Veterani Pepe ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa Ruben Dias nuk mund të luajë për shkak të lëndimit.
Cristiano Ronaldo shpreson që përfaqësuesja e tij të arrijë në ‘Katar 2022’, në atë që besohet të jetë Botërori i tij i fundit, mirëpo do të jetë shumë vështirë.
(Fotomontazh: Sporting News)
Portugalia përfundoi në vend të dytë në Grupin A kualifikues duke mos arritur ta sigurojë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në Kampionatin Botëror.





