Të zhdukurit, Kosova kërkon përgjigje nga Serbia

Serbia po vazhdon të mbajë të fshehur fatin e mbi 1600 personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, njofton Kosovapress. Në Serbi janë 3 deri 4 lokacione për të cilat Kosova po pret përgjigje për të nisur gërmimet. Udhëheqësi i njësisë së komisionit qeveritar për persona të zhdukur Kushtrim Gara tha se vitin e kaluar familjarëve u janë dorëzuar eshtrat e 25 personave.