FA Cup: City i fortë për Southamptonin – ‘Citizens’ kalojnë tutje

Manchester City ka kaluar me sukses edhe një raund në FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiola ka marrë fitore të thellë në FA Cup, duke mposhtur skuadrën e Southampton me rezultatin 1:4, shkruan lajmi.net.

Kampionët e Premier League e nisën me golin e Sterling në minutën e 12’, por epërsinë e humbën në fundin e pjesës së parë, kur Aymeric Laporte dërgoi topin në portën e tij, për 1:1.

Pjesa e dytë pa një City me ritëm më të lartë, që nuk u përballua dot nga skuadra e ‘Shenjtorëve’.

Kevin De Bruyne riktheu epërsinë e City me golin e minutës së 61’ nga pika e bardhë, kurse Phil Foden (75’) dhe Riyad Mahrez (78’) vulosën fitoren e ‘Citizens’.

Man City shkon tashmë në fazën tjetër të garave, duke vazhduar luftën për tripletë. Skuadra e Armando Broja ndalet këtu.