James thyen një rekord tjetër në NBA

LeBron James vazhdon të thyej rekorde në historinë e NBA.

Në humbjen e mbrëmshme të LA Lakers 119 – 127 ndaj Washington Wizards, ai ka thyer rekordin për numrin e pikëve.

Ai u bë basketbollisti i dytë me më së shumti pikë në histori të NBA, duke kaluar kështu ish-lojtarin e LA Lakers, Karl Malone.

Me gjithsej 38 pikë të shënuara mbrëmë, ai regjistroi 36.947 pikë gjatë gjithë karrierës së tij, transmeton lajmi.net.

Në vendin e parë është Kareem Abdul-Jabbar, me gjithsej 38.387 pikë.

Mbetet të shihet se a do të arrijë James të kalojë edhe vendin e parë, në ndeshjet e mbetura për këtë stinor.