Azizi: Spasovski vërtetoi se BDl nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

Shkruan Adnan Azizi nga Lëvizj Besa në facebook

Vazalët e BDI-së për të ruajtur raportet politike, koalicionuese të pushtetit dhe për të qëndruar me çdo kusht në qeveri, janë në gjendje të shkelin mbi çdo premtim qytetar, ata po e dëshmojnë se gënjeshtra kapitale e tyre se gjuha shqipe tashmë është zyrtare nuk është gjë tjetër jashta se vazhdimësi e mashtrimit 20 vjeçar të këtij populli hallexhi i cili falë politikave të këtilla po paguan koston më të lartë jetësore në të gjitha drejtimet!

Sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski e kofirmoi edhe një herë atë që trumbetonte me kohë Lëvizja BESA, ai në stilin e Fërçkos, por edhe të shumë bashkëpartiakëve të tij në mënyrë shumë dinake por të lexueshme qartë na tregoi se ne shqiptarët për të dhe partinë që përfaqëson ai jemi qytetarë të rendit të dytë.

Unë po i përkujtoj atij dhe të tillëve si ai, se deri sa është gjallë në skenën politike Lëvizja BESA gjuha shqipe do të jetë zyrtare edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal.

Ai gjithashtu tregoi edhe diçka tjetër shumë më të rëndësishme për shqipëtarët, ai i vërtoi fjalët tona se me BDI-në nuk përfaqësohen interesat e shqiptarëve, ai tregoi se britmat e tyre nëpër ndeja dhe tubime partiake kanë qenë tallje me intelegjencën e popullit.