Ulet çmimi i karburantit për dy ditë në Shqipëri

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur që të ulë çmimin për dy ditë, konkretisht për sot datë 15 Mars dhe 16 Mars.

Kështu, çmimi i naftës dhe benzinës nga 217 lekë për litër do të shkojë 211 lekë për litër, ndërsa çmimi për shitjet me shumicë 206 lekë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbledhja e fundit e bordit.

Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 Mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Bordi i Transparencës tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtej vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ. /tvklan/